Kylian Mbappe ka shkëlqyer në mbrëmjen e së martës në Ligën e Kampionëve duke shënuar hettrik kundër Barcelonës. Sulmuesi francez mori gjithë vëmendjen me super paraqitjen e tij, duke shkatërruar mbrojtjen e skuadrës spanjolle.

Trajneri argjentinas i Paris Saint Germain, Mauricio Pochettino në konferencën për shtyp pas ndeshjes ka zbuluar një pjesë të bisedës me Mbappen, të cilën e kanë zhvilluar një ditë para ndeshjes me Barcelonën.

“Ai (Mbappe) më pyeti se sa herë kam fituar në Nou Camp dhe unë i tregova që vetëm një herë me Espanyol. Pastaj, ai më tha që nesër do të fitosh për herë të dytë, tani pas ndeshjes kur u takuam, ai më tha “të kam thanë që do të fitosh për herë të dytë”, deklaroi Pochettino.

Kylian Mbappe duke festuar në Nou Camp

Pochettino karrierën si trajner në Evropë e filloi me rivalin e qytetit të Barcelonës, Espanyol, skuadër me të cilën ka vetëm një fitore.

PSG fitoi ndaj Barcelonës me rezultat 1:4 në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Paris pas dy javësh. /VarKosova/

https://www.instagram.com/p/CLZIIpnHB4U/?utm_source=ig_web_copy_link