Real Madridi ka regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të elitës së futbollit spanjoll, La Liga.

Skuadra e Zinedine Zidane është përballur sonte me Getafen në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së parë.

Ndeshja e zhvilluar në “Alfredo di Stefano” i takoi madrilenëve me rezultat solid, 2:0.

Karim Benzema (’60) dhe Ferland Mendy (’67) i realizuan golat e fitores për vendasit.

Me këtë fitore, Real Madridi mbetet në vendin e dytë në tabelë me 46 pikë të tubuara.

Kurse, Getafe në vendin e 13-të me 24 sosh