Edin Dzeko do të largohet nga Roma në fund të këtij edicioni.

Sulmuesi boshnjak nuk i ka aspak raportet e mira me trajnerin Paulo Fonseca dhe ishte nxjerr në shitje edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mirëpo duke marrë parasysh se Roma nuk u kënaq nga asnjë ofertë, atëherë në verë largimi i Dzekos nga kryeqyteti italian duket i sigurt.

Drejtori sportiv i Romës, Tiago Pinto ka filluar punën për të gjetur zëvendësuesin e boshnjakut dhe duket se e ka gjetur atë në Skoci.

Sulmuesi i talentuar francez i Celtic, Odsonne Edouard është futur në listën e Romës si zëvendësuesi adekuat i Dzekos.

Për 23-vjeçarin francez interesim ka shprehur edhe Arsenali, mirëpo Topçinjtë nuk mund t’i ofrojnë një vend në formacionin bazë.

Celtic është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, nëse vije një ofertë rreth 30 milionë euro.

Në 28 ndeshje zyrtare këtë edicion, Edouard ka shënuar 17 gola dhe ka bërë katër asistime.