Pandemia e koronavirusit ka degdisur botën në një moment jashtëzakonisht të keq, shkruan VAR Kosova.

Duke qenë gjithëpërfshirëse, virusi nuk ka kursyer as sportin në përgjithësi e futbollin në veçanti. Së fundmi, u bë publik lajmi që nëna e trajnerit të Liverpoolit, Theresa Klopp kishte humbur luftën me Covid 19.

Jurgen Klopp, i cili është duke kaluar në një moment jo të mirë në rrafshin profesional, u përball me këtë tragjedi, pa mundur as të shkonte në funeralin e nënës së tij, për shkak të masave anti Covid 19, që ka vendosur qeveria gjermane për fluturimet nga Britania.

Megjithatë, Jurgen Klopp nuk eci vetëm. Sonte, ai mori një fitore të madhe, jo vetëm në aspektin profesional, ku së bashku me skuadrën e tij arriti të dal fitues ndaj RB Leizpig.

Takimi i sotëm u zhvillua në Budapest të Hungarisë, dhe Klopp mposhti dhimbjen personale duke udhëhequr ekipin drejt një fitore të rëndësishme që përveç se është fitore, është edhe provë që duhet vazhduar duke shikuar përpara./VAR Kosova/