Biseda e Recce James me mbrojtësin e Peterborough, Bobby Copping, është bërë virale në rrjetet sociale. Ylli i Chelsea i ka dhuruar mbështetje Choppingit pasi ky i fundit u detyrua të pensionohet në moshën 19 vjeçare për shkak të një lëndimi që ka pësuar në kokë.

James i ka shkruar në rrjetin social Instagram, madje ia ka kërkuar edhe numrin që ta telefonojë atë.

“Ne jemi të gjithë me ty vëllai im. Çdo gjë në jetë ndodhë për një arsye. Më jep numrin tënd, do të telefojnë nesër”, është mesazhi i mbrojtësit të djathtë anglez.

Chopping javë më parë pësoi një lëndim të rëndë në kokë, i cili e ka detyruar të pensionohet para kohë.

James është ndër futbollistët më të talentuar në futbollin anglez. /VAR Kosova/

No description available.