Pronarët e klubit anglez, Werxham City, Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney, kanë bërë një gjest fantastik për të kompenzuar pagat e humbura të stafit dhe lojtarëve gjatë pandemisë, transmeton VAR Kosova.

Dy yjet e Hollywoodit blen klubin anglez disa javë më parë, ndërsa tani kanë vendosur që të kompenzojnë të gjithë lojtarët dhe stafin e klubit.

Klubi u detyrua që për shkak të krizës financiare të hynte në skemën e shtetit, e cila parashihet të pagunate 80% e pagës, ku maksiumimi ishte 2.500 sterlina në muaj.

Trajneri i Werxhamit, Dean Keates, tha për BBC se veprimi i pronarëve duhet duartrokitur./VAR Kosova/