Zurichu ka arritur të fitojë në derbin e zjarrtë zviceran kundër Baselit.

Vendasit e Zurich fituan me rezultat të pastër 2:0 kundër mysafirëve, në takimin e vlefshëm për javën e 20-të në Superligën e Zvicrës.

Për Zurichun ishte i plotë në fushë, mbrojtësi kosovar, Fidan Aliti, ndërkaq Hekuran Kryeziu u inkuadrua në minutën e 87-të.

I pazëvendësueshëm për vendasit ishte edhe Toni Domgjoni.

Ndërkaq për Baselin luajti nga minuta e parë Edon Zhegrova që realizoi një herë në minutën e 32-të, por që iu anulua nga VAR-i me pretendimin për pozicion jashtë lojës. Anësori i Kosovës u zëvendësua në minutën e 72-të.

Startues ishte edhe Pajtim Kasami për Baselin dhe luajti për gjatë gjithë takimit.

Omer Bunjaku gjithashtu u largua në minutën e 83-të për ish-kampionët e Zvicrës.

Zurichu është në vendin e tretë me 28 pikë, derisa Baseli është një pozitë më lartë me tri pikë më shumë.