Në Emirates Stadium zhvillohet derbi veriolondinez ndërmjet Arsenalit dhe Tottenham Hotspur.

Topçinjtë pozicionohen në vend të dhjetë në tabelë me 38 pikë të arkëtuara, derisa Spursat janë në vend të shtatë me 45 pikë.

Objektivi i të dyja skuadrave është vendi i katërt që aktualisht mbahet nga Chelsea me 51 pikë.

Trajnerët Mikel Arteta dhe Jose Mourinho i kanë përgatitur taktikat me të cilat do t’i qasen kësaj sfide.

Formacioni startues i Arsenalit: Leno, Cedric, Luiz, Gabriel, Tierney, Xhaka, Partey, Saka, Odegaard, Smith-Rowe, Lacazette.

Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Lloris; Doherty, Sanchez, Alderweireld, Reguilon; Hojbjerg, Ndombele; Bale, Lucas, Son; Kane.