Reprezentuesi i Kosovës, Bernard Berisha, luajti si titullar dhe e kompletoi vetëm 45 minutëshin e parë të lojës. Të shtunën gjatë ditës, skuadra e tij Akhmat Grozny, u mposht në udhëtim te skuadra e CSKA-së së Moskës me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 21-t në kampionatin e Rusisë.

Berisha u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 35-t, ndërsa 29-vjeçari u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.

Sulmuesi i krahut sivjet ka zhvilluar 22 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola ndërsa ka edhe tri asistime.