Sulmuesi kosovar, Besart Berisha nuk është ndarë i kënaqur me një vendim të gjyqtarit kryesor në ndeshjen e Sydney Wanderers dhe Western Unitedit.

Berisha ka kërkuar penallti në një situatë ku pretendonte se ishte penguar në zonë nga një lojtar kundërshtar, teksa gjyqtari kishte heshtur.

35-vjeçari ka protestuar ashpër te gjyqtari kryesor i këtij ballafaqimi, derisa sqarime ka kërkuar edhe te zyrtari i VAR-it pasi u zëvendësua.

“Shikoje këtë”, dëgjohet duke thënë legjenda e A-League, siç e quan mediumi australian “FoxSports.com.au”.

“Ai po më kap dhe po më dërgon poshtë. Si është e mundur kjo. Shihe këtë. Ata duhet ta shohin këtë, unë e shoh pastër”, i kishte thënë Berisha asistentit te ekrani i VAR-it.