Juventusi humbet një titullar për ndeshjen me Lazion dhe me shumë mundësi edhe për duelin me Porton në Champions League, transmeton VAR Kosova.

Klubi bardhezi e ka konfirmuar diçka të tillë përmes deklaratës së mëposhtme: “Juventus njofton se pas kontrollove të bëra sipas protokollit në fuqi, Rodrido Bentacur rezultoi pozitiv me COVID-19.

Futbollisti është në izolim dhe nuk ka simptoma. Klubi mbetet në kontakt me autoritetet shëndetësore për zbatimin e protokolleve të parashikuara”.

Kështu Pirlo do të duhet të presë që Bentacur të dalë negativ në testin e radhës, në mënyrë që të bashkohet me skuadrën në stërvitje.