West Ham Unitedi është kundërshtar i Manchester Unitedit në xhiron e 28-të të Ligës Premier që zhvillohet në Old Trafford.

Djajtë e Kuq janë zhvendosur në vend të tretë në tabelë pas fitores së Leicester Cityt dhe do të synojnë rikthimin në pozitën e dytë.

Diferenca e tanishme me liderin Manchester City është 17 pikë, ndërsa trajneri Ole Gunnar Solskjaer do t’i paraqesë taktikat e tij përballë homologut David Moyes.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: Henderson; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; McTominay, Fred; James, Fernandes, Rashford; Greenwood.

Formacioni startues i West Ham Unitedit: Fabianski; Coufal, Dawson, Diop, Cresswell; Soucek, Rice; Johnson, Noble, Bowen; Antonio.