Diamo Zagrebi është mposhtur në udhëtim nga Tottenham në kuadër të Ligës së Evropës me rezultat 2:0. Në këtë ndeshje ishin dy futbollistë shqiptarë në skuadrën kroate, Lirim Kastrati dhe Arijan Ademi.

Ademi ishte titullar, ndërsa sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Kastrati e filloi si rezervist por u aktivizua për 26 minuta në pjesën e dytë.

Me nga një gol në secilën pjesë, “Spurs” triumfuan me rezultat të pastër 2:0 ndaj skuadrës ballkanike.

Ishin dy golat e sulmuesit anglez, Harry Kane që vulosën fitoren e londinezëve në takimin e parë.