Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës dhe Suedisë në Prishtinë.

Pas 45 minutash, Suedia është në epërsi 0:2 ndaj Kosovës me golat e Claesson (’13) dhe Isak (’35).

Kosova e ka nisur sonte kampanjën eliminatore në rrugëtimin drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” janë nikoqirë të Suedisë në ndeshjen e vlefshme për grupin B.