Eliminimi i Tottenham Hotspur nga Liga e Evropës në fazën e 1/8 nga Dinamo Zagrebi ka qenë befasia e mbrëmjes.

Dinamo Zagrebi ka arritur ta shkrijë epërsinë prej 2:0 të “Spurs” në ndeshjen e parë në Londër.

Kroatët fituan në Zagreb me rezultat 3:0 pas 120 minutave lojë duke bërë bujë të madhe në mediet ndërkombëtare për këtë rikthim sensacional.

Ndonëse ishte eliminim i hidhur, trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho ka ardhur me gjestin e vitit duke u futur në zhveshtoret e skuadrës vendase duke i uruar ata.

Futbollistët e Dinamos e falënderuan strategun portugez duke ia kthyer me duartrokitje.

Kujtojmë se pjesë e Dinamos është edhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati që nuk u inkuadrua fare në 120 minutat e luajtura.