Ardhja e Joao Laportas në postin e presidentit të Barcelonës pritet të sjellë freski edhe në aspektin teknik të skuadrës.

Prurje të reja e rinovime kontratash të futbollistëve aktual janë në agjendën e afërt të Laportas dhe se puna e tij ka filluar tashmë me intensitet mjaft të madh.

Është eksperti italian i merkatos Fabrizio Romano ai i cili ka përditësuar të rejat më të fundit nga kampi katalanas ku vëmendja kryesore duket se është tek ardhja e sulmuesit të Manchester Cityt Sergio Aguero në “Cam Nou”.

Sulmuesi argjentinas tashmë është bërë emri kryesor për ta freskuar sulmin e katalanasve dhe mund të merret si agjent i lirë. Negociatat sipas Romanos janë në një fazë mjaftë të avancuar.

Përveç kësaj, klubi është duke punuar në rinovimin e kontratave të dyshes Oscas Minguesa dhe Riqui Pulg deri ne vitin 2023m kurse një gjë e tillë pritet të bëhet edhe me mbrojtësin Sergi Roberto.