Sevilla ka mposhtur Atletico Madridin në kryendeshjen e xhiros së 29-të në La ligë.
Sevilla me rezultat minimal 1-0 mposhti liderin e ligës.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Marcos Acuna pas asistimit të Jesus Navas.
Vlen të cekët që në minutën e 8-të, gardiani i Atletico Madridit, Jan Oblak priti penalltinë e Lucas Ocampos.
Futbollistët e Lopeteguit me këtë fitore grumbullojnë 58 pikë në pozitën e katërt.
Atletico Madrid si lider i ligës me 66 pikë, i rrezikohet lidershpi, pasi që Real Madrid tre pikë dhe Barcelona katër pikë e me një ndeshje më pak janë menjëherë prapa tyre.



























