Liga e Kampionëve rikthehet sot me ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e parë të këtij kompeticioni.

Në “Etihad Stadium”, Manchester City do të përballet me Paris Saint-Germainin.

Ndeshja e parë e zhvilluar në “Parc des Princes” i takoi “Qytetarëve” me rezultat të ngushtë, 1:2.

Sonte, PSG-së i mbetet ta kthejë rezultatin dhe ta kërkojë finalen e madhe të Stambollit.

Nga ana tjetër, Manchester City i Pep Guardiolës dëshiron ta ruajë rezultatin dhe ta vazhdojë rrugën drejt finales.

Formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson; Walker, Stones, Dias, Cancelo; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Maherz, Silva, Foden.

PSG: Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Bakker; Parades, Verratti, Di Maria, Herrera; Neymar, Mbappe.

Ndeshja e sontme zhvillohet nga ora 21:00, derisa spektakli mes dy skuadrave “miliardere” është i garantuar.