Atalanta, Juventusi, Milani dhe Napoli, janë katër skuadrat që do të luftojnë deri në fund të sezonit për 3 vende që sjellin kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Me tri ndeshje për t’u luajtur ende deri në fund të kampionatit, Interi është i vetmi që e ka siguruar vendin në kompeticionin më të mirë europian, edicionin e ardhshëm.

Për momentin “bardhezinjtë” janë në vendin e pestë, me 69 pikë, ndërsa 70 pikë ka Napoli, nga 72 pikë Atalanta dhe Milani. Situata është jashtëzakonisht e ndërlikuar, por me kritere të qarta për të përcaktuar se cila nga skuadrat duhet të shkojë në Ligën e Kampioëve, në rast të pikëve të barabarta midis kësaj katërsheje.

Rezultatet në ndeshjet direkte:

Napoli-Milan 1-3

Milan-Napoli 0-1

Milan-Juventus 1-3

Juventus-Milan 0-3

Juventus-Napoli 2-1

Napoli-Juventus 1-0

Juventus-Atalanta 1-1

Atalanta-Juventus 1-0

Napoli-Atalanta 4-1

Atalanta-Napoli 4-2

Milan-Atalanta 0-3

Atalanta-Milan (java e 38-të)