Sot, pesë vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA.

Në këtë ditë, pesë vjet më parë, Kosova u pranua në UEFA, organin qeverisës të futbollit evropian, përkundër kundërshtim dhe lobim të ashpër nga Serbia.

Në Kongresin e UEFA-s më 3 maj 2016, Kosova u bë anëtari i 55-të i shtëpisë evropiane të futbollit, me 28 vota pro, 24 kundër. Dy vota ishin shpallur të pavlefshme.

Pranimi në UEFA i hapi rrugë aplikimit për anëtarësim dhe përfundimisht edhe pranim po ashtu në FIFA, shtëpinë e futbollit botëror, i cili erdhi vetëm 10 ditë më vonë, më 13 maj.

Pranimi në UEFA ua mundësoi klubeve të ligës elitare kosovare, Superligës, të garojnë për pjesëmarrje në garat evropiane, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Rol kyç dhe kryesor për ta bindur Kongresin e UEFA-së ta pranojë Kosovën si anëtare të venten luajti ish-presidenti i FFK-së dhe legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili vdiq dy vjet më pas.