Roma do të jetë mysafir i Sampdordias për takimin që luhet në kuadër të javës së 34-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, zhvillohet në stadiumin ‘ Luigi Ferraris’, me Giallorossët që kërkojnë pikët e plota.

Për këtë sfidë, Sampdoria do të jetë pa Fabio Quagliarellan, Ramirez dhe Torregrossan, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Roma ka mungesat si Stephan El Shaarawy, Pau Lopez, Pedro dhe Leonardo Spinayyolan, që po ashtu janë të lënduar, por lajm i mirë është rikthimi i Marash Kumbullës në formacion të parë.

Sampdoria: Audero; Bereszynski, Tonelli, Colley, Augello; Damsgaard, Thorsby, Adrien Silva, Jankto; Verre; Gabbiadini.

Fuzato; Mancini, Smalling, Kumbulla; Peres, Villar, Cristante, Santon; Mkhitaryan; Dzeko, Mayoral.