Sot Kosova zhvillon ndeshjen e parafundit miqësore kundër Guinesë, në Turqi.

Kryetrajneri Bernard Challandes do ketë mundësi t’i testojë futbollistët e rinj të cilët janë grumbulluar me përfaqësuesen, e të cilët një numër i madh vijnë nga Superliga e Kosovës.

Ky ballafaqim do të zhvillohet në stadiumin “Arslan Zeki Demirci Sport Kompleksi” me fillim nga ora 16:00, apo nga ora 17:00 sipas orës lokale në Turqi.