Austria e ka nisur Kampionatin Evropian në mënyrën më të mirë duke triumfuar në xhiron e parë.

“Viktima” e austriakëve është përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut të cilën e ka mposhtur 3-1 në Bukuresht.

Kjo ishte ndeshja debutuese për shtetin fqinj të Kosovës, andaj ata duhet ta harrojnë sa më shpejtë.

Për Austrinë golat i realizuan mbrojtësi, Lainer, Gregoritsch dhe Arnautoviq.

Ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut golin e parë historik në një kampionat Evropian e ka realizuar veterani, Goran Pandev.

Në këtë përballje për Përfaqësuesen e Maqedonisë luajtën plotë pesë shqiptarë.