Talenti kolumbian, Anderson Diaz ka shënuar një super gol në kampionatin U-21 për skuadrën e tij Norte de Santander, shkruan Var.
Diaz mori topin nga mesfusha dhe filloi të driblonte të gjithë kundërshtarët, madje ai dribloi edhe porterin kundërshtar duke shënuar në portën e zbrazët.
Ky aksion i tij po krahasohet me atë të legjendës argjentinase, Diego Maradona, i cili ngjashëm kishte vepruar në vitin 1986, në kamponatin botëror të Meksikës.
Super talenti Diza, në mediet kolumbiane po krahasohet me Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Lionel Messi.
Më poshtë e keni golin e Diazit:



























