Sulmuesi nga Kosova, Elbasan Rashani ka shënuar dy gola ndaj Lyonit në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës 1.

Skuadra e Clermon Foot arriti që të marrë një barazim 3-3 falë golave të Rashanit.

Rashani u inkudrua në fushë në minutën e 70-të dhe për 10 minuta realizoi dhe e çoi ndeshjen në 3-2.

Në minutat shtesë sulmuesi i Kosovës realizoi edhe golin e dytë dhe kështu i hoqi nga duart fitoren skuadrës së Lyon.