Paris Saint-Germain është në bisedime direket me përfaqësuesit e Eden Hazardit për të realizuar një transferim në këtë verë.

Sipas asaj që raporton Marca, skuadra franceze e di se nuk do të mund ta mbajë Kylian Mbappen që dëshiron të kalojë te Real Madridi.

Andaj, ylli belg po ashtu se ka të ardhmen më në Santiago Bernabeu dhe largimi i tij pritet të ndodhë me të përfunduar ky edicion.

Për një shumë rreth 30 milionë euro, Hazard mund të kalojë në Parkun e Princave dhe të përfundojë aventurën e tmerrshme te Los Blancos.

Por, PSG do të ketë punë për të transferuar belgun, pasi edhe Chelsea është e interesuar që ta rikthejë atë në Stamford Bridge.

Kështu, Real Madridi është i hapur për oferta dhe do ta shesë belgun në momentin që pranon të duhurën do ta largojë.