Takimi kryesor i ditës së sotme në kuadër të Superligës së Kosovës u zhvillua mes Prishtinës dhe Malishevës në stadiumin ‘Bajram Aliu’ në Skenderaj.

Prishtina triumfoi ndaj Malishevës me rezultat 3-2.

Serinë e golave e nisi Mërgim Pefqeli, i cili realizoi për 1-0 në minutën e 45-të.

Kurse, Prishtina arriti ta përmbysë rezultatin ndaj Malishëvës për 8 minuta.

Golin e barazimit e shënoi Gauthier Mankenda (60). Kurse, golin e dytë për Prishtinën e shënoi Leotrim Kryeziu pas asistimit të Zybës (68).

Artikuj që mund të ju interesojnë

Teksa, kapiteni i Malishevës, Dreni Kryeziu arriti të realizojë për Malishevën, duke e barazuar në 2-2 rezultatin ndaj Prishtinës.

Golin e fitores, në minuten e 89-të për Prishtinën e realizoi Oto John.

Vlen të theksohet se, futbollisti i Prishtinës, Gledi Mici sot në ndeshjen ndaj Malisheves luajti agjërueshëm. Mici u konvertua në islam 2 vite më parë.

Pas kësaj ndeshjeje, Prishtina rënditet në pozitën e 5-të me 38 pikë, kurse Malisheva në poziten e 7-të me 34 pikë.

Mund të ju interesoj