Pablo Torre është futbollisti i ri i skuadrës së Barcelonës.

Gjigantja nga La Liga spanjolle e zyrtarizoi transferimin e 19-vjeçarit të mërkurën në sajtin zyrtar të klubit.“Pablo Torre e ka ditën e parë si ‘blaugrana’ pasi ka nënshrkuar kontratë me Barcelonën.

Ai ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026, ndërsa ka klauzolë lirimi prej 100 milionë eurove”, ka shkruar Barcelona në faqen zyrtare.

“Jam shumë i lumtur që iu bashkova familjes së Barçës. Iniesta dhe Xavi kanë qenë heronjtë e mi të fëmijërisë. Ju premtoj se do të jam gjithçka për këtë skuadër”, ka deklaruar Torre