Mallorca mposhti minimalisht Almerian me rezultatin 1-0 në kuadër të javës së shtatë të La Ligës spanjolle, transmeton VAR Kosova.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Pablo Maffeo në minutën e 25-të.

Vedat Muriqi luajti 83 minuta dhe u zëvendësua nga Angel Rodriguez.

Sulmuesi kosovar u vlerësua me notën 6.3 nga SS, notë kjo e cila ishte më e ulta tek skuadra nikoqire.