Teknologjia VAR ka ndikuar në përmirësimin e shumë vendimeve të gabuara, edhe pse polemikat nuk mbarojnë kurrë në futboll, kjo edhe falë interpretimeve të ndryshme në situata të caktuara.

Një rast i rrallë dhe i padëgjuar më parë është regjistruar në ligat inferiore të futbollit serb. Një gol i shënuar është shoqëruar me polemikat e ekipit që e pësoi, me pretendimin që goli erdhi nga një pozicion i parregullt.

Ndërkohë, një tifoz kishte filmuar gjithçka me celularin e tij. Arbitri u afrua drejt tribunës dhe përdori telefonin e tifozët si VAR. Pasi pa me kujdes aksionin dhe golin, ai vendosi ta anulonte duke korrigjuar vendimin e parë.