Kombëtarja e Kosovës zhgënjeu mbrëmjen e kaluar duke mos arritur më shumë se një pikë në sfidën kundër Andorras, të cilin ishte menduar se do ta fitonte lehtë, shkruan VAR Kosova.
Andorra barazoi rezultatin në 1-1 vetëm pak minuta pasi Edon Zhegrova kishte shënuar për Kosovën dhe arriti që këtë rezultat ta mbante deri në fund.
Golashënuesi i Andorras, Albert Rosas, i njohur ndryshe edhe si Berto është sulmues që luan me rezervat e Real Betisit, në ligën e katërt të futbollit spanjoll.
Vlera e kartonit të Rosas është 150 mijë euro sipas portalit Transfermarkt.



























