Trajneri i njohur i Ballkanit, Ismet Munishi ka “kritikuar” renditjen e skuadrës së Kosovës në ndeshjen e sontme kundër Moldavisë, shkruan VAR Kosova.

Munishi i ftuar në rolin e analistit në emisionin “Sporti në RKT” ka analizuar paraqitjen e Kosovës ndaj moldavëve.

Sipas tij, renditja ka qenë e gabuar dhe se nuk është dashur të luhet me dy mesfushorë defanziv (shkatërrues), pasi Moldavia është një skuadër që parkon “autobusin” para mbrojtjës.

“Renditja e futbollistëve ka qenë e gabuar në skuadrën tonë, nuk është dashur që të luajmë me dy shkatërrues ndaj një kundërshtari si Moldavia, pasi gjithmonë kështu paraqitet Moldavia. Sonte është dashur të luhet me mesfushore fantazistë, me Valon Berishën dhe Bersant Celinën”, ka deklaruar Munishi.

Tutje, ai ka thënë se Kololli nuk është dashur të përdoret si qendërsulmues ndaj një skuadre që mbyllet gjatë gjithë ndeshjes.

“Kolollin duhet ta presim edhe një ndeshje tjetër për ta vlerësuar në këtë rol, por të gjitha duelet në ajër i ka humbur. Ai duhet të luajë qendër sulmues kur ka hapësira prapa, e jo sonte. Këta është dashur të analizojnë Moldavia, pasi që pesë vite luan kështu, me shumë futbollistë fantazistë është dashur”, përfundoi ai.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Benjamin Kololli në minutën e 71-të, ai u asistua nga Valon Berisha.

Ylli i “Dardanëve” në ndeshjen e sotme luajti në pozitën e qendërsulmuesit në mungesë të Vedat Muriqit, përkundër që Atdhe Nuhiu ishte i gatshëm për lojë.

Ndeshja është duke u zhvilluar në Itali, e vlefshme për Grupi 3 të Ligës C në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” renditen në pozitën e dytë me një pikë.

Një plus i madh është se edhe ndeshja tjetër ka përfunduar baras ndërmjet Sllovenisë dhe Greqisë.

Kosova është në grup me Moldavinë, Slloveninë dhe Greqinë. /VARKosova/