Leo Messi dje e bëri të ditur se ai do të qëndrojë së paku edhe për një vit te klubi i Barcelonës.

Në një intervistë ekskluzive për faqen më të madhe të sportit në botë, “GOAL”, Messi zbuloi se po qëndron në Barcelonë.

Mes shumë fjalësh, gazetari që e intervistoi “jashtëtokësorin”, Ruben Uria, tha se të gjithë ishin gabim, Messi nuk i dëshironte paratë, por fanellën.

“Edhe një herë, ata kishin gabuar në lidhje me Messin, sepse ai nuk i do paratë, por fanellën. Ai tha të vërtetën e tij dhe foli nga zemra e tij”, u shpreh gazetari i “Goal”, Ruben Uria.