KF Llapi është në fazën përgatitore për sezonin e ri të Superligës, që është paraparë të fillojë nga 12 shtatori. Qeveria e Kosovës tash e një kohë ka ndaluar të gjitha aktivitetit sportive si masë parandaluese ndaj koronavirusit, megjithatë klubi llapjan ka gjetur mënyrën për t’u përgatitur, shkruan VAR Kosova.

Llapi do ta zhvillojë një miqësore me Kukësin në kompleksin Tropikal në Durrës, në të cilën qëndron edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

Trajneri i skuadrës llapjane, Tahir Batatina ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Federata e Futbollit të Kosovës që të lejohen stërvitjet, pasi të gjitha klubet janë duke u stërvitur përkundër vendimit të tyre.

Kjo ndeshje do iu shërbejë si përgatitje për fillimin sa më të mirë të kampionatit.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën më datën 6 Shtator, ora 17:30. / VAR Kosova/