Challandes sot në një konferencë për media foli para ndeshjes me Greqinë, kur tregojë se sa është e përgatitur Kosova ndaj një kundërshtari të fortë.
Kosova dhe Greqia do të takohen nesër me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të mundohen të japin më të mirën nga vetja ndaj një kundërshtari të papërshtatshem, shkruan “VAR Kosova”.
I pyetur në lidhje me atë se a beson ai që lojtarët nuk po e marrin seriozisht Ligën e Kombeve? Challandes përgjigjet shkurt.
“Jo, normalisht që jo, futbollistët kanë qenë të nervozuar me rezultatin por asnjëherë me kompeticionin, unë them se kemi bërë një paraqitje të mirë edhe pse ju nuk mund ta besoni”, tha tekniku zvicerian.