Ditën e premte edhe zyrtarisht ka filluar edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Arbërisë së Dobrajës ka startuar në mënyrën më të mirë të mundshme në kampionatin elitar, derisa në ndeshjen debutuese ka triumfuar ndaj Trepçës ’89 në udhëtim me rezultat të pastër (2-0).

Kurse sot kampionati vazhdon edhe me dy ndeshje mjaftë interesante.

Prishtina do t’i bëj konak skuadrës ‘kuqezi’ të Drenicës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndërsa ndeshja tjetër do të zhvillohet në qytetin e Pejës, ku Besa do ta pres skuadrën e Ballkanit.

Prishtina: Haxho, B.Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Lilaj, E. Krasniqi, Abazi, Mankenda, John.

Drenica: Ymeri, Zeqaj, Thaqi, Tahiri, Hamiti, Dumani, Bejta, Doshklaku, Murati, Morina, Mëziu