Ish kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, pësoi një lëndim të rëndë në kokë me skuadrën e Greuther Furthit.
Në ndeshjen mes Aue dhe Greuther Furthit në Bundesliga 2, Mavraj nuk kishte aspak fat.
Ndeshja u mbyll baras 1:1, kurse Mavraj e pësoi keq.
Si pasojë e lëndimit, Mavraj u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 21-të.
Futbollistët tjerë në fushë mbetën të shokuar nga lëndimi i mbrojtësit shqiptar. /VAR Kosova/