Dy reprezentuesit e Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli sonte do të përballen kundër yjeve të Paris Saint -Germain, shkruan VAR Kosova.
Dy mesfushorët ofanzivë që aktivizohen te Reims do të përballen sonte me kampionin e Francës, Paris Saint-Germain.
Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e pestë të kampionatit elitar francez, Liga 1.
Ndeshja në fjalë do të nis nga ora 21:00, derisa si Berisha ashtu edhe Zeneli priten të luajnë nga fillimi.
Megjitahtë, PSG-së do t’i mungojnë Neymar, Di Maria dhe Kurzawa pasi ata janë të pezulluar për disa ndeshje nga Liga 1 pas incidentit në ndeshjen kundër Marseillet. /VAR Kosova