Albion Ademi është një nga sulmuesit shqiptarë që ka spikatur më shumë pas rifillimit të futbollit pas pandemisë.
21-vjeçari i cili aktivizohet me Marienhamn në kampionatin finlandez ka arritur të realizojë 12 gola në 17 ndeshje ndërsa numëron edhe 3 asiste.
Në një intervistë për mediat kosovare talenti që ka zgjedhur Shqipërinë ka nënvizuar se në drejtim të tij kanë ardhur disa oferta dhe shumë shpejtë mund të ndryshojë skuadër.
“Klubi ka shfrytëzuar të drejtën për rinovimin e kontratës, por unë pres që të transferohem ose në këtë dritare merkatoje, ose gjatë janarit. Kam oferta nga vende të ndryshme Europiane, por të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Ademi.