Klubi i madh shqiptar, Tirana sapo ka zbarkuar në aeroportin e Bazelit në Zvicër, shkruan VAR Kosova.
Skuadra duket më e mobilizuar se kurrë derisa në bordin e avionit “Air Albania” ka qenë dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka.
Duka është ftuar nga presidenti i Tiranës Refik Halili për të ndjekur së bashku super sfidën e nesërme me Young Boysin për fazën “play-off” të Ligës së Evropës.
Ekipi kampion i Shqipërisë duhet të përshkojë 100 km deri në Bernë, aty ku do të luajë sfidën me rivalët helvet.
Në rast të fitores, atëherë do të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, duke shkruar një histori të re për futbollin shqiptar.
Për skuadrën kampione, në portë pritet të jetë reprezentuesi i Kosovës, Visar Bekaj, i cili do të bëj debutimin zyrtar me fanellën e Tiranës. /VAR Kosova/



























