Eris Abedini për tre vitet e ardhshme do të jetë futbollist i klubit spanjoll, Granda. Abedini është prezantuar me fanellën e klubit spanjoll pasi kaloi testet mjekësore me sukses, shkruan VAR Kosova.
Ai ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe pasi ka firmosur kontratën, ka bërë edhe prezantimin zyrtar me klubin spanjoll, që pak kohë më parë u përball me Teutën e Durrësit në turet eliminatore të Ligës së Europës.
Talenti, 22 vjeçar, ka veshur fanellat e skuadrave si Lugano, Chiasso, Ëinterthur e Ëil, ndërsa në nivel përfaqësueseje ka zgjedhur Kosovën dhe deri tani numëron dy ndeshje dhe një gol me 21-vjeçarët e “Dardanëve”.
Transferimi i tij në Spanjë erdhi falë një pune mjaft të mirë të menaxherëve Naim Bahtiri dhe Sasha Huet-Baranov, të cilët punojnë për agjencinë Fairsport, e cila menaxhon edhe mesfushorin e mirënjohur Stanislav Lobotka. /VAR Kosova/