Superylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, ka mbështetur shokët e tij të skuadrës para ndeshjes historike me Maqedoninë e Veriut.

Rashica ka dedikuar një postim për shokët e skuadrës.

 “Sot është një ditë e madhe. Forca djema”, ka shkruar ai rrjetin social në ‘Instagram’.

Për shkak dëmtimesh por edhe situatës me COVID-19, Kosova do të jetë pa portierin Samir Ujkani, kapitenin Amir Rrahmani, mesfushorët Hekuran Kryeziu, Idriz Voca dhe Besar Halimi, si dhe sulmuesit kryesorë Vedat Muriqi dhe Milot Rashica.

Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e takimit Bjellorusi – Gjeorgji në finalen e nëntorit për një vend në fazën grupore në Euro vitin e ardhshëm.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të dyja në kërkim të pjesëmarrjes së parë historike në një kampionat evropian, e siguruan këtë mundësi të artë për kualifikim pasi i fituan grupet e veta përkatëse në Ligën D në edicionin e kaluar të Ligës së Kombeve.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut përballen me fillim nga ora 20:45. /VAR Kosova/