Numri një i portës së Përfaqësueses së Kosovës, Aro Muric ka mbrojtur penalltinë, duke mos lejuar të mposhtet, shkruan VAR Kosova.
Muric priti penalltinë e goditur nga kapiteni i Greqisë, Anastasios Bakasetas në minutën e 19-të ndeshjes, për të mbajtur portën e tij të pa prekur.
Rezultati mbetet i pa ndryshuar pa gola, 0:0.
Penalltinë e shkaktoi kapiteni i Kosovës, Herolind Shala, ndërhyrje për të cilën u ndëshkua edhe me karton të verdhë.