Pa dyshim që portieri Aro Muric ishte më i miri në ndeshjen në Athinë.
Kosova ka barazuar pa gola, falë portierit i cili priti penalltinë në pjesën e parë.
Pas ndeshjes, Aro Muric ka folur për këtë paraqitje që mund të konsiderohet prej më të mirave që ai ka pasur për Kosovën.
“Ishte një paraqitje e mirë. Ishte shumë e rëndësishme, në veçanti edhe për skuadrën. Shpresoj që në të ardhmen të qëndrojmë së bashku dhe më të fortë”, ka thënë Muric.