Sulmuesi më i mirë në botë aktualisht, Robert Lewandowski, ka udhëhequr Poloninë në fitoren kundër Bosnjë Hercegovinës.
Numri 9 i Bayern Munich, shënoi dy herë në këtë ndeshje.
Lewa shënoi golin e parë në minutën e 40-të ndeshjes dhe asistoi pesë minuta më vonë për Karol Linetty.
Ne pjesën e dytë ishte përsëri Lewandowski ai që ishte në qendër të vëmendjes.
Ishte minuta e 52-të, kur ai shënoi për 3-0.
Tani Polonia është e parë në Grupin 1 të Ligës A të Ligës së Kombeve me 7 pikë.