Turqia me meritë ka arritur ta rikthehet në lojë dhe të barazojë rezultatin kundër Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën B të Ligës të Kombeve.
Ishin serbët ata që shënuan dy herë në portën kundërshtare.
Fillimisht mesfushori i Lazios, Milinkovic Savic, shënoi në minutën e 22-të.
Në pjesën e dytë, në minutën e 49-të e dyfishoi epërsinë Mitrovic, nga pika e bardhë.
Mesfushori i Milanos, Hakan Calhanoglu, ngushtoi epërsinë në minutën e 57-të. I njëjti asistoi te goli i dytë në minutën e 76-të, të cilin e shënoi Ozan Tufan.
Serbia mund ta fitonte këtë ndeshje po të mos ishte aty mbrojtësi i Juventusit, Demiral, i cili largoi topin nga vija e golit./VAR Kosova/