Aro Muric ishte heroi i Kosovës mbrëmë në Athinë.
Portieri shqiptar shkëlqeu me paraqitjen e tij për Kosovën në përballjen ndaj Greqisë.
Portieri që është në pronësi të Manchester Cityt priti një penallti si dhe bëri pritje fenomenale mbrëmë.
Muric me anë të një postimi në “Instagram” ka publikuar një fotografi me fanellën e Kosovës, derisa ka shkruar: “Emocione”.
Greqia dhe Kosova luajtën baras pa gola mbrëmë në kuadër të Ligës C të Kombeve. /VAR Kosova.