Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka reaguar menjëherë pas ndeshjes pas anulimit të golit në fund të ndeshjes kundër Everton.

Gjermani është i bindur se kapiteni i Liverpoolit, Henderson, nuk ishte në pozicion jashtë-loje.

“E shikova golin e anuluar në fund dhe e pashë që nuk ishte offside”, tha Klopp për BT Sport.

“A mundet dikush të ma shpjegojë këtë?”, tha Klopp i nvervozuar.

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, shënoi gol në minutat shtesë të ndeshjes, por goli i tij ishte i pavlefshëm.

Sistemi VAR e anulojë këtë gol për pozicion jashtë-lojë, duke i mohuar fitoren kampionëve actual të Anglisë./VAR Kosova/