Gjatë edicionit të kaluar, sidomos në fazën e tretë të kampionatit u ngritën dyshime të mëdha për kurdisje të ndeshjeve në Superligën e Kosovës.

Ndonëse edicioni është mbyllur dhe tashmë po zhvillohet sezoni i ri, Prokuroria vazhdon punën e saj për grumbullimin e informatave, video-inqizimeve etj, për disa ndeshje.

Kryetari i Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport, prokurori Besim Kelmendi, ka konfirmuar për Indeksonline se po verifikohen informatat në lidhje me duelin Trepça ‘89 – Prishtina.

“Prokoria Themelore e Mitrovicës po veifikion informatat dhe dyshimet në lidhje me ndeshjen Trepça ’89 – Prishtina” deklaroi Kelmendi.

Kujtojmë se në këtë ndeshje Prishtina kishte kishte luajtur me futbollistë të rinjë pati avantazh 1-0 në lojë, por Trepça ’89 kishte triumfuar në fund 2-1, me ç’rast kishte siguruar ekzistencën në Superligë.