Barcelona ka marr një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Dinamo Kievit, duke e mposhtur me rezultat 2-1 në kuadër të javës së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Katalunasit e nisën shumë mirë ndeshjen pasi që fituan penallti që në minutën e pestë.
Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Lionel Messi, që ishte edhe goli i tretë në këtë edicion.
Edhe pse kishte raste, gola në pjesën e parë më nuk kishte.
Në pjesën e dytë Barcelona rriti epërsinë, duke shënuar me Gerard Piquen në minutën e 65-të.
Krejt çka bëri Dinamo Kiev ishte një gol i shënuar nga Viktor Tsygankov në minutën e 75-të.
Barcelona ka nëntë pikë nga tri ndeshje dhe është lider i grupit.